Gossip Showbiz

Egli dhe Gjesti debatojnë me tone shumë të larta! “Mos mu përzi më…”

Pasditen e sotme, një debat i fortë ka shpërthyer mes Gjestit dhe Eglit, duke shkaktuar tensione në shtëpinë e “Big Brother”.

Konflikti ka nisur kur Rozana dhe Gjesti po diskutonin mbi marrëdhënien e tij me Eglin dhe rolin e tij në lojë.

Gjatë këtij momenti, Egli është afruar për të qëndruar me ta, por Gjesti i ka kërkuar nëse mund t’i lërë pak privatësi, duke theksuar se po fliste me Rozanën.

Kjo përplasje ka shpërthyer menjëherë në një debat të ashpër, ku të dy kanë shprehur shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre.

Gjest, i kërkoi Eglit që ta lërë në paqe, duke thënë se ajo po i pengon çdo hap dhe se nuk po e lë të veprojë lirisht. Kjo kërkesë e ka prekur thellë Eglin, e cila u ndje e lënduar nga fjalët e tij, pasi sipas saj, ajo nuk ka ndikuar kurrë në vendimet apo mendimet e tij.

Pavarësisht se largohej në një moment, Gjesti më vonë iu drejtua përsëri Eglit, duke i thënë se nuk ishte mirë të vepronte në këtë mënyrë.

Mos më hajde më kurrë, largohu, ke hyrë në paranoja… Mos mu përzi më…

Si do të zhvillohet kjo marrëdhënie mes Gjestit dhe Eglit pas këtij incidenti, mbetet të shihet. “Big Brother” do të vazhdojë të ndjekë çdo moment të këtij konflikti, ndërsa banorët përballen me sfidat e lojës dhe marrëdhënieve mes tyre.