Çifti më i komentuar i këtij edicioni të “Big Brother”, Gjesti dhe Egli Tako, kanë shkëmbyer puthjen e tyre të parë gjatë improvizimit të shfaqjes “Bells of Notre-Dame de Paris”, ku banorët u zgjodhën për të interpretuar role të ndryshme.
Ata luajtën rolin e një çifti dhe, gjatë një momenti, u përfshinë në një puthje pasionante, duke shënuar një hap tjetër në zhvillimin e lidhjes së tyre, ndonëse nisur nga sfida.
Por, duket se kjo nuk ishte puthja e vetme që ata kanë shkëmbyer në BBVA. Në një promo të shfaqjes që do të transmetohet të martën, shihet se dyshja janë puthur sërish, këtë herë në dhomën e rrëfimit.
Edhe kjo puthje, nuk mund ta mohojmë, se është e mbushur me pasion dhe emocion. Kujtojmë se Gjesti i është referuar Eglit si ‘e dashura ime’.
Megjithatë, marrëdhënia e tyre është e shoqëruar me ulje-ngritje të shumta, dhe mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet në ditët në vijim.