Gossip Showbiz

Egli përmend ish-partneren e Gjestit, Diellzën, ndërsa ai qesh? “Oj Diellzë nubi…”

Gjesti dhe Egli Tako kanë sqaruar shumë çështje lidhur me marrëdhënien e tyre që u krijua në “Big Brother”.

Ata kanë folur hapur për çdo fazë të lidhjes së tyre, duke nisur nga fillimi dhe duke përfshirë krisjen dhe kërkim-faljen që pasoi.

Një moment i veçantë ka qenë kur Egli ka imituar Gjestin, duke bërë një batutë lidhur me një deklaratë të tij që ai kishte bërë përmes kamerave disa javë më parë.

Në këtë batutë, ajo e përmendi ish-partneren e Gjestit dhe e ironizoi duke thënë:

Oj Diellzë nubi, prite mbretin se po vjen tani, fale mbretin, kuptom se ti e di se kështu po duhet me i bë do gjëra këtu, e di që të kam mërzit po shpejt vjen mbreti

Kjo e nxiti të qeshura te Gjesti, i cili u ngrit nga tavolina dhe nisi të sillej nëpër dhomë.

Pas kësaj situate, ata kanë sqaruar të gjitha keqkuptimet dhe tani raporti i tyre duket të jetë më stabil.