Programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2025.
Surprizat nga artistët nuk mungojnë as në 2025, si në skenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare ndaj maratona e 100 këngëve më të mira të vitit do të jetë shpërthyese. Le të kalojmë së bashku rreth 8 orë maratonë, në shoqërinë e atyre që ju kanë bërë shoqëri gjithë vitin. Shoqëroni orët e fundit të një viti ‘të vjetër’ i cili i lë vendin një tjetri të cilin le të shpresojmë të jetë edhe më i mirë se ky që po lëmë pas.
Një urim ekskluziv për Top Albania Radio ka ardhur dhe nga Egli Tako, e cila uron të gjithë shqiptarët për këtë vit të ri:
Përshëndetje të gjithëve nga unë, Egli Tako. Ju uroj të gjithëve një Vit të Ri sa më të mbarë!