Gossip Showbiz

Egli Tako paralajmëron projektin e ri muzikor?! Shfaqet tepër sensuale dhe…

Ish-finalistja e Big Brother VIP Albania 4, Egli Tako, ka zbuluar se është gati për të sjellë projektin e saj më të ri muzikor.

Përmes një postimi në Instagram, ku ndiqet nga mbi 360 mijë ndjekës, Egli ndau një pjesë nga pamja e saj e videoklipit, duke u shfaqur me një paraqitje tejet sensuale në një kostum transparent.

Krahas videos, ajo shkroi thjesht “Së shpejti”, duke lënë të kuptohet se publikimi i këngës është afër.

Mendojet se projekti i ri muzikor po realizohet në Kosovë, ku artistja po bashkëpunon me një ekip lokal dhe ende nuk dihet nëse do të jetë një bashkëpunim me Gjestin, partnerin e saj.

Fansat kanë reaguar menjëherë në rrjete sociale, duke shprehur padurimin për ta dëgjuar këngën e saj të re.

Kujtojmë që Egli Tako përfundoi së fundmi rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania, një format që i solli asaj shumë vëmendje dhe diskutime në publik.