Egli Tako ka folur hapur në një intervistë të zhvilluar së fundmi, për marrëdhënien e saj me Gjestin, një temë që u komentua shumë gjatë kohës së reality show-t. Ajo pranoi se lidhja e tyre nuk ishte romancë, por më shumë një raport shoqëror që lindi për shkak të izolimit dhe situatës brenda shtëpisë.
Gjesti nuk më frymëzonte. Më bënte për të qeshur, kaloja mirë, por nuk ishte diçka romantike. Edhe unë për një moment kam jetuar në deluzion, por tani e shoh ndryshe
-u shpreh Egli.
E pyetur nëse ka ende numrin e tij, ajo dha një përgjigje të prerë:
Jo. Vërtet nuk e kam.
Tako shtoi se gjithçka që ndodhi brenda ishte pjesë e lojës dhe realitetit të shtëpisë, por jashtë kamerave jeta është ndryshe.
Jam single dhe nuk dua t’i jap akses askujt tjetër. Dua ta mbaj mend Gjestin si një shok gjatë Big Brother-it
Në fund, Egli theksoi se ka qenë një eksperiencë e bukur, por nuk do të jetojë më në “deluzion”.