Gossip Showbiz

Janë ndarë apo jo? Detaji që ‘tradhëtoi’ marrëdhënien e Gjestit dhe Egli Takos është…

Gjesti dhe Egli Tako, dy nga ish-banorët më të komentuar të “Big Brother VIP Albania 4”, kanë ndezur sërish dyshime rreth marrëdhënies së tyre.

Prej disa javësh është aluduar se çifti i ka dhënë fund lidhjes, pasi të dy e hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale – një veprim që për fansat ishte shenjë e qartë e ndarjes.

Por një postim i fundit i Eglit ka hapur një tjetër skenar. Ajo ndau në Instagram një foto nga makina, ku shihej dora e një mashkulli misterioz.

Vëmendjen e mori byzylyku që ai mbante, i cili duket identik me atë që zakonisht mban Gjesti.

Ky detaj ka bërë që ndjekësit të dyshojnë se dyshja nuk është ndarë, por thjesht ka zgjedhur të mbajë lidhjen larg syrit të publikut.

Diskutimet në rrjete sociale janë ndezur, teksa fansat mbeten në pritje të një reagimi të drejtpërdrejtë nga vetë Gjesti dhe Egli.