Aktualitet

“Eksodi” nga Durrësi, 10 mijë pasagjerë i drejtohen Italisë me 7 tragete

Vetëm dy ditët e fundit, në Portin e Durrësit janë nisur 7 tragete drejt Italisë me 10 mijë pasagjerë e 3200 mjete. Emigrantët shprehen se nuk panë ndryshime të mëdha në Shqipëri sa i përket infrastrukturës dhe turizmit. Gjatë periudhës korrik-gusht, rreth 200 mijë udhëtarë hynë në Shqipëri nga Porti i Durrësit ndërsa dolën rreth 170 mijë .