Aktualitet

Eksperti i huaj: Këmbimi i territoreve, hapi i parë drejt Shqipërisë së Madhe!

Ekspertët ndërkombëtarë paralajmërojnë që nëse ndodh skenari i këmbimit të kufijve Kosovë-Serbi mbi baza etnike do të ringjallet edhe teza e Shqipërisë së Madhe. Milan Nič, ekspert i shoqatës gjermane “DGAP”, artikuloi hapur për “Deutsche Welle”-n se një lëvizje e tillë, është hapi i parë drejt bashkimit të Shqipërisë. Sipas tij në perëndim ka shqetësime për negociata dhe marrëveshje paralele edhe mes Prishtinës dhe Tiranës.