Live From Tirana

Eksperti i sigurisë rrugore, Arben Luzi: “Monopatinat të rrezikshme, nuk respektohen rregullat…”

I ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana” ka qenë Arben Luzi, ekspert i sigurisë rrugore. Ai ka folur më shumë mbi ‘trendin’ në rritje të përdorimit të monopatinave në rrugët e Tiranës. Por sa të rrezikshme janë ato?

Problemi është, a duhet të qarkullojnë këto mjete dhe ku kategorizohet këto mjete? Çfarë leje drejtimi duhet për dretimin e këtij mjeti? Mjetet, sipas kodit rrugor, që gjenerojnë një shpejtësi më të madhe se 25 km/h deri në 50 km/h, që në fakt e gjenerojnë këto mjete, klasifikohen në ciklomotorë. Për drejtimin e ciklomotorëve, drejtuesit e mjeteve duhen të jenë të pajisur me leje drejtimi të kategorisë AM. Nëse këto mjete, në maksimumin e tyre gjenerojnë shpejtësi më të madhe se 50 km/h, duhet që drejtuesi i tyre të jetë i pajisur me leje drejtimi të kategorisë A1, gjë që kjo kategori mjete drejtohet deri në 150 km/h. Pra këto mjete detyrimisht të pajisur me leje drejtimi të kategorisë AM, ose A1. pra, drejtuesit e mjeteve duhet të jenë njohës të rregullave të qarkullimit rrugor në rrugë, gjë që në fakt, në pjesën më të madhe nuk janë njohës të rregullave të qarkullimit rrugor.

Nuk respektojnë radhën e kalimit në kryqëzim, nuk respektojnë shumë gjëra. Pjesa dërrmuese e tyre nuk janë njohës të rregullave të qarkullimit rrugor. Dhe duke mos qenë njohës, ata bëhen burim i shtuar për aksidentin në rrugë. Përgjegjësia është e atij që shkel rregullat. Janë përgjegjësitë morale, janë përgjegjësitë civile, nuk është thjesht fakti a u dënua apo nuk u dënua. Nëse flasim për sigurinë rrugore, do flasim për të gjithë përdoruesit e rrugës.