Aktualitet

Ekstradohet në Rinas shtetasi italian i dënuar me 8 vjet burg

Një 35-vjeçar italian, lindur në Ostuni, u ekstradua sot nga Milano në Tiranë. Massimiliano Locorotondo ishte dënuar në vendin tonë me 8 vjet burg. “Ekstradimi u krye nga Zyra Qëndrore e Interpol Tirana. Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur dënimin me 8 vjet burg, për veprën penale “Trafik i mjeteve motorike”.