Aktualitet

Ekstradohet në Shqipëri, Sergej Hasanpapaj/I kërkuar për tentativë vrasje e armë pa leje!

Sergej Hasanpapaj, i kërkuar për tentativë vrasje, sot u ekstradua nga Belgjika në vendin tonë. I lindur në Elbasan, 32-vjeçari u shpall në kërkim ndërkombëtar pasi në vitin 2024, GJKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë e kryer në kuadër të organizatës kriminale, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ekstradimi i tij u bë si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës e homologëve në Bruksel.

Policia e Shtetit/Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, për lokalizimin dhe nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat i bashkëpunimit konsistent ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Bruksel, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Belgjika, në Shqipëri, të shtetasit S.H., 32 vjeç, të lindur në Elbasan.

32-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe kryer në kuadër të organizatës kriminale, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit, thuhet në njoftimin e policisë.