Është ekzekutuar në pritë Jurgen Kurti. 26 vjeçari i njohur edhe si menaxheri i VIP-ave ishte lakuar për dy ngjarje në të shkuarën. 3 vjet më parë u akuzua për vrasjen e babait dhe një vit më pas për vrasjen e një tregtari në Durrës. I riu u qëllua për vdekje pranë banesës së tij në afërsi të stadiumit “Selman Stërmasi”.