Aktualitet

Elbasan, grabitet me armë kambisti

Grabitet Administratori i një Pike të këmbimit valutor. Një person i armatosur i mori paratë  që i mbante në makinën e tij. Dyshohet se grabitësi e ka ndjekur shënjestrën që nga shtëpia ku doli me 1.4 milionë lekë me vete. Administratori i pikës së këmbimit valutor deklaroi se sasinë e madhe të parave i  kishte për biznesin e ekschange-s në Elbasan. Policia nisi hetim për gjetjen e autorit të grabitjes.