Ndërkaq Edi Rama para mësuesve të fëmijëve me aftësi të veçanta në Elbasan shpalosi prioritetet e qeverisë në sektorin e Arsimit. Kryeministri theksoi se janë dhënë falas libra për rreth 108 mijë fëmijë nga klasa e parë në të katërtën. Gjithashtu ai premtoi se qeveria falë reformave të nisura do të përmirësojë cilësinë e teksteve të librave shkollorë.