Zbulohet një tjetër rast korrupsioni në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Tre sekserë ranë në prangat e Policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Sezoni”. Kundrejt pagesave, ata premtonin nota kaluese për studentët, duke ndikuar te pedagogët. Të arrestuarit janë Skënder Stafa, 46 vjeç, Qamil Murataj, 49 dhe Medi Hana, 50 vjeç. Gjithashtu, në hetim u vunë tre pedagogë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye hetimore.