Sport

Elbasani merr vendin e parë në Vlorë! Dinamo dhe Teuta duhet të kënaqen me një pikë!

Elbasani ka mposhtur Flamurtarin në sfidën e vlefshme për javën e dhjetë të Superiores. Goli i Lajthisë në pjesën e dytë i dha 3 pikë të arta verdhebluve në transfertën e Vlorës.

Sfida ishte mjaft e luftuar, ndërsa tension kishte edhe në shkallët e stadiumit mes dy tifozerive.  Lajthia ishte ai që gjeti rrjetën pas goditjes me kokë.

Flamurtari ndërkohë pati disa pretendime për penallti, ndërsa një e tillë iu akordua nga gjyqtar Albert Doda në minutën e 81-të. VAR ndërhyri dhe pas rishikimit të rastit, Doda vendosi të ndryshonte vendimin e fushës.

LEXO EDHE: Mirel Josa i jep goditje të rëndë Tiranës, trajneri i Bylisit: Nuhiu? Pamë boshllëqet…

Pas dhjetë javësh, Flamurtari mbetet në vendin e fundit me 5 pikë.

Dinamo dhe Teuta kanë ndarë pikët në barazimin pa gola mes tyre në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”.

Ka qenë një ndeshje e luftuar në çdo cep të fushës dhe shpesh me lojë të ashpër, por me pak raste në të dy portat. E ndërsa rastet mungonin, nuk kanë munguar polemikat dhe kontestimet ndaj gjyqtarit Klodian Prenga. Ishin dinamovitët që kontestuan vazhdimisht mungesën e kartonëve të verdhë për ndërhyrjet e kundërshtarëve, ashtu si edhe të kuqin që dha për Maliqin.

Në fund, nga një pikë për secilën skuadër, që shërben për të mos humbur kontaktin me grupin e kreut dhe i mban plotësisht në garën për katërshen e parë.

LEXO EDHE: Nuhiji pas debutimit me humbje te Tirana: Lojtarët janë të goditur, kam shumë punë për të bërë!

Po sot Bylis mundi 2-0 Tiranën në “Selman Stërmasi”. Nesër në orën 16:00, luhen përballjet Egnatia-Vllaznia dhe Vora-Partizani. Elbasani momentalisht në krye të renditjes në kuotën e 20 pikëve, me një më shumë se Vllaznia dhe dy më tepër se Dinamo dhe Egnatia.