Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5 kanë përfunduar përgatitjet për ceremoninë e dasmës që do të zhvillohet sonte brenda formatit.
Çifti i përzgjedhur për të kurorëzuar simbolikisht lidhjen këtë vit janë DJ Gimbo dhe Selin Bollati.
Para nisjes së ceremonisë, banorët janë parë të kuruar deri në detaje për eventin.
Djemtë kanë zgjedhur kostume elegante, kryesisht në ngjyrë të zezë, ndërsa femrat kanë mbuluar ambientin me fustane me ngjyra të ndryshme, duke shtuar atmosferë festive dhe glamuroze.
Vetë DJ Gimbo ka zgjedhur një kostum të zi dhe syze me mbishkrimin “Me fat”, duke treguar emocionin për momentin e veçantë.
Tashmë mbetet për t’u parë se si do të ecë ceremonia dhe nëse dasma do të kalojë pa incidente apo nëse do të ketë momente të paparashikuara gjatë eventit.