Gossip Showbiz

“Po qaj sepse s’do…” DJ Gimbo flet pak orë para dasmës me Selin!

Pak orë para ceremonisë që pritet të zhvillohet sonte në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, DJ Gimbo ka ndarë emocionet e tij për martesën simbolike me Selin Bollati.

Dy banorët janë zgjedhur nga publiku për të realizuar ceremoninë e këtij edicioni dhe duket se atmosfera festive ka nisur që një natë më parë.

Të mërkurën, ata organizuan festën e beqarisë brenda shtëpisë, ku nuk munguan muzika, vallëzimi dhe momentet argëtuese që zgjatën deri në orët e vona.

Në një moment në dhomën e rrëfimit, Gimbo bëri edhe një koment plot humor për martesën e tij të afërt.

Gimbo po qan se do të martohet, nuk ka më klube të natës

-tha ai me shaka.


Megjithatë, DJ shtoi se ndihet shumë i emocionuar për ceremoninë.

Jam shumë i lumtur që po martohem sonte. Është një emocion dhe një ndjenjë krejt ndryshe. DJ Gimbo po bëhet burrë

-u shpreh ai.

Tashmë mbetet për t’u parë se si do të organizohet atmosfera në shtëpi me të ftuar speciale, këngëtaren e mirënjohur Artjola Toska.