Gossip Showbiz

“Do t’ua prish dasmën!” Paralajmërimi i fortë i Rogertit për ceremoninë e DJ Gimbo dhe Selinit!

Mbrëmja e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP Albania pritet të sjellë një nga momentet më të veçanta të këtij edicioni, pasi do të zhvillohet dasma tradicionale e organizuar brenda formatit.

Çifti i përzgjedhur për ceremoninë e këtij viti janë DJ Gimbo dhe Selin Bollati, të cilët pritet të kurorëzojnë simbolikisht marrëdhënien e tyre para banorëve dhe publikut.

Megjithatë, atmosfera festive është shoqëruar edhe me tensione. Banori Rogert Sterkaj ka reaguar i revoltuar, duke thënë se nuk është ftuar në dasmë dhe se do të përpiqet ta prishë ceremoninë.

Nuk më kanë ftuar në dasmë. Nuk duhet të kenë kaq shumë urrejtje për një person që në fakt është treguar shumë i pastër

-u shpreh ai.

Ai shtoi gjithashtu një paralajmërim për çiftin:

Edhe Gimbos shumë shpejt zemra do t’i thyhet ose nga Selin ose nga unë. Do Zoti, nëse e ndjej, do të qaj; nëse nuk e ndjej, nuk do të qaj. Por mos dalë ndonjë bombë, sepse pastaj…

Pasi u rikthye sërish në shtëpi, Rogerti deklaroi se do të vazhdojë lojën me mirësjellje dhe pa ofendime, por këmbënguli se nuk është dakord me këtë dasmë.

Do të luftoj që t’ua prish dasmën, edhe pse do të mbaj një fjalim të bukur

-tha ai.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse Rogerti do ta çojë deri në fund planin e tij apo nëse ceremonia e DJ Gimbo dhe Selin do të zhvillohet pa incidente.