Bota

Elon Musk bëhet njeriu i parë në botë me pasuri prej gjysmë trilioni dollarësh!

BBC News raporton se shefi i Tesla-s, Elon Musk, ka hyrë në histori si personi i parë që arrin një pasuri neto mbi 500 miliardë dollarë (370.9 miliardë paund).

Ky moment e forcon edhe më shumë pozitën e tij si njeriu më i pasur në botë, shumë përpara rivalëve të tij në sektorin global të teknologjisë.

Sipas indeksit të miliarderëve të Forbes, pasuria e Musk arriti për pak kohë në 500.1 miliardë dollarë të mërkurën pasdite me orën e Nju Jorkut, përpara se të ulej pak mbi 499 miliardë dollarë.

Pasuria e tij është ngushtësisht e lidhur me aksionet në Tesla (mbi 12%), të cilat këtë vit kanë shënuar një rritje të madhe në treg.