Showbiz

Elon Musk do të rinisë prodhimin e makinave elektrike

Shefi ekzekutiv i kompanisë “Tesla”, Elon Musk, tha se do të rinisë prodhimin e makinave elektrike në fabrikën e tij në Kaliforni, pavarësisht urdhrit për të qëndruar mbyllur nga pandemia e koronavirusit. Në “Twitter”, Musk shkruan se është i gatshëm të arrestohet. Ai shprehet se “Tesla” po “veçohet”, pasi kompanitë e tjera të prodhimit të makinave në Shtetet e Bashkuara u lejuan të rihapen.