Elon Musk thotë se startupi i tij me Inteligjencë Artificiale, xAl, do të krijojë një studio lojërash me Al. Personi më i pasur në botë theksoi zhgënjimet e tij me një numër të madh studio lojërash që zotërohen nga kompani të mëdha.
Por, kjo nuk është hera e parë që Musk ka postuar në lidhje me lojërat. Së fundmi ai transmetoi drejtpërdrejt veten duke luajtur Diablo 4 dhe ka shprehur admirimin e tij ndaj videolojërave në përgjithësi.
Ndërsa së fundmi, miliarderi deklaroi se studio e lojërave me Al do të jetë nën udhëheqjen e xAl. Sipërmarrësi miliarder i bëri komentet ndërsa iu përgjigj një postimi nga inxhinieri Billy Markus, i cili krijoi kriptomonedhën Dogecoin.
Në postim, Markus kritikoi industrinë e lojrave dhe tha se shumica e lojërave që ai ka shijuar në dekadën e fundit kanë ardhur nga zhvillues dhe studio të pavarura.
Duke iu përgjigjur postimit, Musk tha: “Së shpejti do të fillojë ndërtimin e një studio lojërash me Al, për t’i bërë lojërat përsëri të shkëlqyera”.
Elon Musk ka parashikuar një të ardhme ku Inteligjenca Artificiale do të kalojë mjekët dhe avokatët në shumë aspekte të punës së tyre. Ai ka theksuar se IA do të jetë në gjendje të ofrojë një nivel të saktësie dhe efikasiteti që është jashtë mundësive të profesionistëve njerëzorë, duke sjellë përfitime të mëdha për fushat e mjekësisë, ligjit dhe shumë fusha të tjera.