Pasò

Emmanuel Egbo merr penën: “Po shkruaj një libër, edhe Tirana pjesë e autobiografisë”

I ftuar në emisionin sportiv “Pasó” ishte ish trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo.

Emmanuel Egbo vjen nga Nigeria si portier i Tiranës në vitin 2001, derisa u bë edhe trajneri i saj. Edhe pse tashmë është shkarkuar nga kjo detyrë, ai nuk ndihet i mërzitur, përkundrazi gjatë një interviste mbrëmjen e djeshme në Top Albania Radio, Egbo ka zbuluar se po shkruan edhe një libër për futbollin, veçanërisht për skuadrën e Tiranës.

Egbo tani është duke pushuar sepse ka qënë një sezon shumë i stresuar për shkak të pandemisë. Jam duke pushuar pak… jam duke shkruar një libër si kujtim se si ka dalë kampion skuadra e Tiranës…

Mbetemi në pritje të këtij libri, me shumë kuriozitet se si do ta përshkruaj Egbo eksperiencën e tij të futbollit në Shqipëri dhe normalisht me një fund të lumtur ndërsa skuadra e Tiranës doli kampion.

Egbo ka qenë pjesë e klubit kryeqytetas për plot 9 vite, 3 nga të cilat si lojtar dhe 6 të tjera në postin e trajnerit të portierëve, por duke qëndruar gjithmonë në heshtje dhe larg ‘dritave’ të skenës. Do të duhej 13 dhjetori që ai të merrte drejtimin e stolit të bardhebluve, për të rikthyer trofeun dhe nderin te ky klub.