Aktualitet

Emigrantët, BE del kundër marrëveshjes Shqipëri-Itali

Marrëveshja e Shqipërisë dhe Italisë, që Tirana të merrte 20 emigrantë nga Eritrea, të bllokuar në një anije në portin e Catanias, duket se do të jetë e vështirë për t’u realizuar. Bashkimi Europian ka reaguar, duke thënë se ligjet ndërkombëtare, nuk e lejojnë një gjë të tillë. E vetmja mënyrë që 20 emigrantët të vijnë në Tiranë, është që ata të shfaqin vullnetin e tyre të lirë për të ardhur në vendin tonë.