Showbiz

Emily Ratajkowski po e përjeton emocionalisht karantinën

Në një intervistë virtuale për “A Zoom of One’s Own”, modelja e famshme Emily Ratajkowski u shpreh se karantina për shkak të pandemisë po ndikon shumë në gjendjen e saj emocionale dhe mendore.

28-vjeçarja rrëfeu se të punosh mbi disa projekte kur je i mbyllur në shtëpi nuk është dhe aq e thjeshtë. Në gjendje të rënduar emocionale dhe në pamundësi për të udhëtuar për arsye pune.

Ajo prej javësh po qëndron e mbyllur në shtëpinë e saj së bashku me bashkëshortin Sebastian Bear-McClard.