Emma Roberts solli në jetë foshnjën e saj të parë me bashkëshortin Garret Hedlund, më 27 dhjetor të muajit që lamë pas.
Aktorja, 29 -vjeçare shpërndau foton e parë, ku shfaqet me djalin e vogël në krahë, këtë të martë në mbrëmje. Krahas fotos ajo ka zbuluar edhe emrin e djalit.
Faleminderit 2020 që bëre një gjë të mirë. Drita jonë që shkëlqen, Rhodes Robert Hedlund.
Në këtë postim kaq të ëmbël, pati shumë reagime dhe komente nga fansat dhe të afërmit e aktores.
https://www.instagram.com/p/CJ9tiLwgT7T/?utm_source=ig_web_copy_link
Kujtojmë, se Emma konfirmoi shtatzëninë e saj në muajin gusht të vitit të kaluar, duke publikuar në rrjete sociale një foto me barkun e rrumbullakosur teksa pozonte krah partnerit të saj.
https://www.instagram.com/p/CEif_2EAEz3/?utm_source=ig_web_copy_link