Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Pogradec-Qafë Thanë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mëmëlisht, ku një automjet ka përplasur për vdekje këmbësorin e identifikuar si Ilir Mimini.
Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në fshatin Mëmëlisht, një automjet i paindentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. M., 55 vjeç, banues në Mëmëlisht.
55-vjeçari si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vëndngjarje.
Gjendet e braktisur makina që përplasi për vdekje 55-vjeçarin në aksin Pogradec-Qafë Thanë. Në kërkim drejtuesi i mjetit.
Policia njofton se autori i aksidentit, ka braktisur mjetin pranë stacionit të trenit në qytetin e Pogradecit.
Mësohet se drejtuesi i mjetit ka braktisur makinën pasi ka hequr targat dhe është larguar duke e lënë mjetin në këtë zonë. Policia konfirmon se është pikërisht ky mjet që ka bërë aksidentin dhe mësohet se është identifikuar edhe autori.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës, rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në fshatin Mëmëlisht.