Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan lëshoi një “lumë” akuzash ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu. “Netanjah, sillu mirë! Je një tiran që masakron fëmijët 7-vjeçarë palestinezë”, tha kreu i shtetit turk. Shkëmbimi i etiketimeve në distancë nisi pas një deklatate të kryeministrit izraelit, ku Izraelit iu referua si komb-shtet i popullit hebre, gjë që në Ankara u interpretua si racizëm i paturp.