Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan deklaroi se “Shpirti i Hitlerit po ngrihet mes zyrtarëve izraelitë”. Në një takim me deputetë të maxhorancës turke, Erdogan dënoi ligjin për shtetin komb, të miratuar javën e kaluar në Parlamentin e Izraelit. Sipas tij, “Votimi pasqyron fiksimin e Hitlerit me pastërtinë e racës ariane”. Ndërkaq, iu referua Izraelit si shtet fashist dhe racist.