Best of Live From Tirana of 2025
I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë ish-deputeti Ervin Salianji, për një bisedë pa filtra mbi kohën e kaluar në burg, aktualitetin në vend, si dhe për dashurinë e tij të jetës…
Si e shihni ju politikën momentalisht?
Secili mund të flasë për çështje të ndryshme të debatit publik. Por disa elementë nuk duhet të harrohen kurrë, që janë që politika ka një moralitet të caktuar kur bëhet fjalë për përgjegjësinë publike. Dhe kur kaq shumë njerëz në funksione më të larta shtetërore kapen në shkelje në lidhje me krimin e kanë përfunduar në burg shumë të tjerë, nuk ka asnjë përgjegjësi, jo vetëm që nuk ka tërheqje apo dorëheqje nga ana e kryeministrit, por ka një lloj fryrje me prepotencë, kjo të bën të kuptosh që jemi në një vend ku po tentohet të përmbysen hapësirat e lirisë dhe kontrollet e institucioneve, por dhe përmbysjes të disa normave të përmbajtjes institucionale dhe të një kulture demokratike të caktuar. Për rastin e zonjës Balluku, është rast shumë i rëndë dhe unë kam kërkuar në kryesinë e partisë, që Partia Demokratike duhet të organizojë protesta të forta, për të shkundur shoqërinë në raport me këto fenomene të cilat po e bëjnë të pajetueshme Shqipërinë dhe po largohen mijëra të rinj. Protesta për largimin e Edi Ramës, duhet të largohet qeveria.