E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” kanë qenë Fjorentina Halili. Ajo ka dhënë mendimin e saj dhe gjithashtu ka analizuar lojën e banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Teksa ishin duke diskutuar për Valbonën dhe lojën që banorja po bën, Fjorentina u shpreh se:
Unë e njoh Valbonën personalisht edhe në disa emisione të vetat që më ka ftuar por edhe jam takuar shpesh në një ambient që frekuentonim të dyja dhe të them të drejtën, mua më ka zhgënjyer jashtëzakonisht shumë. Nuk është kjo Valbona që është aty dhe në çdo moment, unë kur e dëgjoj më acaron. Njerëzit që e gjykojnë, e gjykojnë në bazë të asaj që ka treguar aty, por në të vërtetë nuk është ashtu. Është shumë ndryshe jashtë. Një gocë e urtë, e sjellshme dhe që artikulon dhe flet aty ku duhet. Më ka zhgënjyer.
Kur po diskutonin më pas për çiftet dhe kur u ndalën tek Jozi dhe Loredana, Fjorentina tha se i duken si çift patatinash.