Ndodhitë ditore të “Big Brother Albania VIP” vijnë të komentuara live me të ftuar personazhe të njohur, por mbi të gjitha në zërin e publikut. Me telefonata do i jepet mundësia kujtdo që të komentojë ngjarjet nga spektakli, nga përditshmëria. Të gjithë dëgjuesit nëpërmjet telefonatave, SMS apo mesazheve audio në Whatsapp, të shprehin simpatitë, antipatitë, mbështetjen që kanë për personazhet në “Big Brother VIP”.
I ftuar në emisionin e sotëm të “Big Brother Radio” me Atalanta Kërçyku ka qenë Dritan Doçi, figurë publike dhe parukier në edicionet e mëparshme të Big Brother-it, për të diskutuar dhe për të komentuar dinamikat e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit. Një ndër temat më të diskutuara mbeten çiftet dhe vëmendjen më të madhe këtë edicion e mban Egli dhe Gjesti. Si e komenton ai këtë marrëdhënie të ngrohtë mes tyre, e cila nuk është konsoliduar ende?
Gjesti ka hyrë aty për të bërë lojë dhe nuk llogarit asgjë. Për mendimin tim, që e them githmonë, nuk ka sentimente fare. Thjesht e shikon si lojë. Ku e shikon i bën njëkomplimen, ku i pëlqen të tërhiqet, por ajo që mendoj unë dhe duke parë edhe ecurinë që ka pasur Gjesti në të shkuarën e tij, mendoj që ka lënë diçka jashtë dhe këtë e thotë herë pas here.
Refuzimi i tij për të hedhur hapa me Eglin i rikujtoi shikuesve përmendjen e gjërave që ai ka lënë jashtë shtëpisë. Ndër të tjera, erdhi hipoteza e mundësisë që Gjesti është i lidhur me një vajzë jashtë që quhet Diellza, pasi e ka përmendur gjatë ditës së djeshme në shtëpi, duke ngritur kështu dyshime tek publiku. Për këtë Dritani shtoi:
Diellza mund të jetë edhe në mënyrë figurative. Bëri një monolog që e çoroditi publikun. Ai po që është lojtar për mendimin tim, sepse arrin të luajë 360 gradë me të gjitha emocionet. Gjesti është fiks ai vëllai i vogël, që të gjithë e kanë në shtëpi që herë pas here bën ato batutat, i bën për të qeshur, por ndonjëherë është edhe çapkën.