E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Helena Halilaj, pedagoge e komunikimit. Shumë degë kanë përfunduar me një numër të ulët studentësh, pasi nuk po preferohen më dhe gjithnjë e më shumë të rinjtë po zgjedhin zanatet. Cilat janë ato që po tërheqin më shumë të rinjtë sot?
Ajo që më bën përshypje, sidomos vitet e fundit, është që një pjesë e mirë e studentëve zgjedhin edhe profile të tjera, që mund të jenë edhe studime shumë të shkurtra, që kanë të bëjnë me estetikën për shembull. Dikush e quan pak të çuditshme këtë, por ne kemi vajza të cilat kanë mbaruar studimet dhe më pas kanë bërë kurse të specializuara në fushën e estetikës. Ajo që më bën përshtypje vitet e fundit, vajzat kanë një qasje të madhe drejt nutricionit, drejt dermatologjisë, kujdesit të lëkurës, bëjnë këto profile profesionale të cilat janë 2-vjeçare, mund të jenë edhe private por mund të jenë edhe në shtet. Për shembull, në universitetin “Aleksandër Mojsiu”, ne kemi një profil shumë interesant, kujdesi ndaj moshës së tretë, apo edhe nga 0 deri në 3 vjeç. Po ashtu kemi dhe studimet profesionale, të cilat studentët zgjedhin mekanikën, elektrikën. Madje pjesa më e madhe e studentëve të cilët janë me studime atje, janë të gjithë të angazhuar në servise jo vetëm në Tiranë, por në gjithë Shqipërinë. Pra ata janë edhe në universitet, edhe praktikisht në punë dhe janë zanatçinjë të menjëhershëm dhe shkojnë direkt tek puna në një kohë shumë të shkurtër të studimeve të tyre 2-vjeçare. Ka ndryshuar edhe qasja që dikur juridiku ishte në modë, por tani kemi vajza të cilat bëjnë magjistraturën, kemi vajza që janë prokurore, kemi vajza që studiojnë informatikë ekonomike. Pra ka një kënd të të parit ndryshe të profileve të të qenurit profesionist në një fushë X. Sot nuk shikohet më aspekti gjinor, nuk ka më ndarje gjinore, se ti do gjesh një punë që është e thjeshtë. Ti do gjesh një punë që të garanton punësimin e përhershëm, ndoshta dhe një profil i cili mund të japë përveç se një punë tetë orarësh, mund të japë dhe një mundësi tjetër për t’u angazhuar, dy orë, si konsulent, për t’u angazhuar ndoshta edhe në fundjavë. Sepse nevojat ekonomike dhe qëllimet e individëve janë të ndryshme. Ajo që më bën përshypje është se gjenerata Z ka filluar ta kuptojë këtë joshjen e studimeve të informatikës, të IT-së, profili i inteligjencës artificiale, i ka joshur dhe e kanë pak më shumë të orientuar.