Aktualitet

Euro nis rimëkëmbjen

Monedha europiane ka rifilluar të rimëkëmbet kundrejt lekut shqiptar në ditët e fundit të gushtit. Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë, tregojnë se vetëm 5 ditët e fudit euro ka fituar më shumë se një pikë dhe vijon të ketë tendencë në rritje. Ekspertët deklarojnë se euro do të vijojë të rritet pasi turistët dhe emigrantët po largohen nga vendi ynë.