Aktualitet

Eurostat: 167 mijë shqiptarë kërkuan azil në BE në 2011-2017

Sipas Eurostat, 167 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në vendet anëtare të Bashkimit Europian për periudhën 2011-2017. Ndërsa vetëm për 11-mujorin e vitit 2018 janë shtuar edhe 16 mijë aplikime të tjera, duke e çuar numrin total në 183 mijë. Ndërkaq, sipas INSTAT në 6 vitet e fundit nga vendi janë larguar gjithsej 317 mijë persona.