Blue Ivy Carter, vajza 13-vjeçare e superyllit Beyonce dhe reperit Jay-Z, ka mahnitur publikun me paraqitjen e saj elegante dhe ngjashmërinë befasuese me nënën gjatë eventit bamirës “The Angel Ball”, të mbajtur në Cipriani Wall Street, New York.
Ajo mori pjesë për të mbështetur gjyshen e saj, Tina Knowles, e cila u nderua me çmimin për kontributin e saj në financimin e kërkimeve kundër kancerit.
Sipas DailyMail, Blue Ivy u shfaq me një fustan rozë pastel, të kombinuar me një pallto me pupla dhe taka delikate, duke tërhequr vëmendjen e mediave për stilin e saj të rafinuar dhe qëndrimin plot vetëbesim.
Gjyshja e saj, Tina Knowles, zgjodhi një fustan kadifeje ngjyrë burgundy, me doreza opere dhe taka me platformë, duke reflektuar elegancë klasike.
Në rrjetet sociale, Beyonce ndau një foto prekëse në nder të nënës së saj, duke e uruar për çmimin e filantropisë dhe duke shprehur krenarinë për punën e saj shumëvjeçare në mbështetje të kërkimeve mjekësore.
Pavarësisht moshës së re, Blue Ivy tashmë ka krijuar një profil të admirueshëm në botën e artit.
Ajo është fituese e një çmimi Grammy dhe mban disa rekorde Guinness si një nga artistet më të reja të nderuara ndonjëherë. Vajza e Beyonce-s ka marrë pjesë në turnetë botërorë të nënës së saj dhe ka debutuar në skenë si balerinë zëvendësuese gjatë performancave të “Renaissance World Tour”.
Tina, në një prononcim pas ceremonisë, u shpreh se është krenare për nipërit dhe mbesat e saj, duke theksuar rëndësinë e edukimit, disiplinës dhe punës së ndershme.
Blue dhe Rumi po mësojnë se suksesi vjen vetëm kur je i përulur, i përkushtuar dhe e bën çdo gjë me dashuri
Eventi “The Angel Ball” mblodhi personalitete nga bota e artit, muzikës dhe filantropisë, duke u kthyer në një mbrëmje të jashtëzakonshme për bamirësinë dhe familjen e njohur Carter–Knowles.