Ylli televiziv, Kris Jenner ka bërë një ndryshim të madh në pamje dhe interneti po çmendet pas saj. 69-vjeçarja është shfaqur me një stil të ri por ajo që ka habitur më shumë është ngjashmëria e saj e madhe me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha. Krahasimet nisën pasi Jenner u shfaq në një video të publikuar nga stilisti i famshëm i flokëve, Chris Appleton.

“Kris po kthehet në Kim dhe Kim po kthehet në Kris!”, ka shkruar me humor një komentues, ndërsa një tjetër shtoi: “Janë si në ‘Freaky Friday!’”. Një përdorues tjetër u shpreh i hutuar: “Kush është kjo? Kris? Kim?” Reagimet nuk u ndalën me kaq. Pamja e re nuk ishte një ndryshim i rastësishëm. Jenner e zbuloi look-un e saj bjonde gjatë ngjarjes “Mission to Glam” të Shark Beauty, që u mbajt në CUT Lounge në Beverly Hills. Kjo nuk është hera e parë që Jenner eksperimenton me flokët bjonde.
Rikujtojmë se Kim Kardashian dhe Kris kanë vendosur të padisin ish-të dashurin e yllit të reality show-t, Ray J, për shpifje, pasi ai pretendoi se familja e famshme ishte nën hetim federal. Mamaja e saj dhe vetë Kardashian, e cila ishte përfshirë edhe në një video seksi famëkeqe me muzikantin, gjatë romancës së tyre të shkurtër në vitin 2007, pretendojnë në padinë e siguruar nga ‘Daily Mail’ se Ray J është ‘angazhuar në një fushatë të vazhdueshme ngacmimi dhe shpifjeje’ kundër tyre për ‘më shumë se dy dekada’.
Padia vjen disa ditë pasi Ray J tronditi fansat duke pretenduar se kishte punuar me qeverinë federale për të ndërtuar një padi RICO [Akti për Organizatat e Ndikuara nga Zhvatësit dhe të Korruptuara] kundër Kardashian dhe Jenner. Gjatë një transmetimi të kohëve të fundit live që është bërë viral, ai tha se ‘do të thotë shumë gjëra’, por nuk dha detaje se çfarë pretendon se kanë bërë ish-e dashura e tij dhe familja e saj. Në klipin që qarkullon në rrjetet sociale, ai akuzoi ish-të dashurën e tij për konspiracion me zhvatje, duke thënë: