Kris Jenner është bërë sërish temë diskutimi në rrjetet sociale, pasi një fotografi e saj e fundit ka ngritur dyshime për përdorim të tepruar të Photoshop-it.
Ylli i reality-show-t 69-vjeçar ndau disa imazhe nga festa e 91-vjetorit të nënës së saj, ku shfaqej elegante me një fustan të Oscar de la Renta-s.
Megjithatë, ndjekësit vërejtën diçka të pazakontë: në njërën prej këmbëve, e veshur me sandale të hapura, Kris dukej sikur kishte gjashtë gishta.
Mos ka vërtet gjashtë gishta apo më duket?… Një këmbë me gjashtë gishta?
-ishin vetëm disa nga komentet që shpërthyen. Kris deri tani nuk ka reaguar ndaj spekulimeve.
Familja Kardashian-Jenner është kritikuar shpesh për manipulime të fotove.
Në vitin 2019, gjatë një fushate për parfumet, Kim dhe Kylie Jenner u vunë në qendër të vëmendjes për një foto ku dukej sikur kishin gishta shtesë. Përfaqësuesit e Kim atëherë e quajtën thjesht një iluzion nga këndi i kamerës.
Po ashtu, në vitin 2021, Kim pranoi se kishte redaktuar një foto nga Disneyland duke zëvendësuar fytyrën e mbesës Stormi me atë të True Thompson për të ruajtur estetikën e “feed”-it të saj në Instagram. Edhe vitet pasuese, Kim dhe motrat e saj janë kritikuar vazhdimisht për përdorim të tepruar të Photoshop-it, ndërsa disa nga imazhet e dyshuara janë fshirë menjëherë pas reagimeve të ndjekësve.