Gossip Showbiz

Kris Jenner dhe Corey Gamble në prag të ndarjes?

Marrëdhënia mes Kris Jenner dhe Corey Gamble vazhdon të jetë e qëndrueshme, pavarësisht spekulimeve për ndarje.

Një burim i afërt i çiftit konfirmoi për TMZ se ata janë “të lumtur dhe më të fortë se kurrë”, duke i quajtur thashethemet “qesharake”.

Sipas të njëjtit burim, Jenner dhe Gamble nuk e kuptojnë se nga erdhën zërat, duke theksuar se asnjëri prej tyre nuk e ka mbështetur kurrë tjetrin financiarisht.

Ideja që Corey kërkon shpërblim për kohën dhe përpjekjet e tij është absurde”

Zërat për krizë nisën pas një raportimi të Radar Online, ku pretendohej se Gamble ishte lodhur nga qortimet publike të Jenner dhe se ndjehej i nënvlerësuar për rolin e tij në familjen Kardashian-Jenner.

Megjithatë, burimet pranë çiftit e mohojnë kategorikisht këtë version, duke shtuar se marrëdhënia e tyre, që daton që nga viti 2014, vazhdon të jetë e fortë dhe e qëndrueshme.