I dërgon dhurata Krishtlindjeje të personalizuara mbi 200 personave çdo vit.
Dhuratat e saj janë gjithmonë luksoze dhe të menduara deri në detaj – nga çanta të shtrenjta te shampanja ekskluzive.
E ka bërë gjithë familjen të bëjë foto për Krishtlindje që nga viti 1980.
Kris ka krijuar një traditë të përvitshme me kartolina luksoze ku gjithë familja vishet me stil për të pozuar.
Ka bërë një libër me receta gatimi.
Quhet “In the Kitchen with Kris” dhe ka receta që shkojnë nga mëngjeset e thjeshta tek darkat elegante – edhe pse shumë e kanë kritikuar se s’është “kuzhiniere e vërtetë”.
Është shumë supersticioze – ka gjithmonë kristale me vete.
Kris beson në energjitë pozitive dhe në mbrojtje nga syri i keq. Kristalet i vendos në çantë, në shtëpi dhe madje edhe në dhomën e hotelit.
Nuk i pëlqen të jetë vetëm – as për pak minuta.
Ka pranuar që i krijohet ndjenjë ankthi kur është vetëm, prandaj gjithmonë ka dikë me vete, edhe kur udhëton për punë.
Ka një fiksim me stafin që e shoqëron – dhe i përzgjedh vetë një për një.
Asistentët, shoferët, madje edhe ata që i hapin derën, duhet të kenë “look të pastër dhe energji të mirë” që të punojnë për të.
Ka pasur një punë si stjuardesë në vitet ’70.
Para se të bëhej nënë e famshme dhe menaxhere e një perandorie, Kris punonte për linja ajrore dhe ka thënë që kjo i mësoi si të merrej me njerëz të vështirë.