Gossip Showbiz

Fansat të shqetësuar për Justin Bieber: Këngëtari shfaqet në gjendje të mjerueshme?

Justin Bieber është parë së fundmi në Beverly Hills, teksa largohej nga një bankë, dhe pamja e tij ka ngritur sërish shqetësime mes fansave.

30-vjeçari u fotografua i veshur me xhinse shumë të gjera dhe shapka, ndërsa dukej i lodhur, i zbehtë dhe në disa momente kapte zonën intime para kamerave – një sjellje që nuk kaloi pa u komentuar.

Kjo është paraqitja e tij e dytë publike pas raportimeve për një debat me bashkëshorten Hailey Bieber si dhe deklaratës së bërë ndaj Diddy-t.

Ajo që e bëri edhe më të ndjeshme këtë dalje ishte fakti që Justin dukej i dobësuar dhe me një pamje të pashëndetshme, duke rikthyer pyetjet për mirëqenien e tij, sipas “The Sun”.

Ndërkohë, TMZ shkruan se këngëtari ka marrë edhe një gjobë parkimi, pasi makina e tij luksoze G-Wagon nuk përputhej me kushtet e parkimit për shkak të lartësisë.

Për këtë arsye, ai u detyrua ta linte në një hapësirë të dedikuar për ngarkim-shkarkim, pa targë të përparme – çka solli ndërhyrjen e policisë rrugore, që i vendosi gjobën në xhamin e makinës.

Pamjet u shpërndanë menjëherë në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta.

Duket i sëmurë

– shkruajti një ndjekës, ndërsa një tjetër shtoi:

Po shohim sërish të njëjtin Justin si më parë. Më vjen keq për fëmijën e tij.


Kjo situatë vjen vetëm disa ditë pasi çifti u pa bashkë në një ndeshje të Toronto Maple Leafs, ku sërish u vunë re komente për pamjen e këngëtarit.

Ky djalë duket keq

-shkroi një përdorues nën një foto të publikuar nga NHL.

Një tjetër shtroi pyetjen:

A është i sëmurë?

Ndërsa dikush komentoi:

-Çfarë po ndodh me fytyrën e tij?

Në fillim të majit, Justin ndau në Instagram disa foto nga një sesion në studio, ku shihej duke përdorur një bong – pajisje për pirje marihuane.

Në njërën prej fotove, ai shfaqet në sfond teksa tymos, ndërsa në një tjetër, qëndron në një ballkon me pamje malore, por në dysheme dallohet qartë bong-u – duke ndezur sërish spekulimet për përdorimin e lëndëve narkotike.

Megjithatë, përfaqësuesit e Bieber i kanë hedhur poshtë këto zëra.

Narrativa që Justin përdor drogëra të rënda është absolutisht e pavërtetë

-deklaroi zëdhënësi i tij për TMZ në mars. Ai shtoi se thashethemet për shëndetin e tij janë “të lodhshme dhe të pakuptimta”, duke theksuar se këngëtari po kalon “një nga periudhat më të mira të jetës së tij”.

Pavarësisht komenteve dhe dyshimeve, Justin duket se po vazhdon jetën në mënyrën e tij – larg zhurmës së mediave, edhe pse ajo duket se e ndjek nga pas në çdo hap.