Bota

Fëmijët azilantë, procedohen penalisht 11 prindër

11 prindër janë proceduar penalisht për braktisje të fëmijëve në vendet e Bashkimit Europian. Ky fenomen tashmë po reflekohet edhe me statistika zyrtare në organet ligj-zbatuese shqiptare. Prindërit që janë kthyer nga vendet e BE, pa fëmijën e mitur, janë ndaluar menjëherë nga policia kufitare, sapo kanë hyrë në territorin shqiptar dhe ndaj tyre kanë nisur procedimet penale.