Dyqanet si Sephora po mbushen me fëmijë të vegjël që provojnë produkte. Fëmijë 8-vjeçarë publikojnë video “Sephora haul” dhe “Get Ready With Me”, duke përdorur serume për rritjen e kolagjenit dhe kremra me retinol për rrudha që ende nuk i kanë. Edhe dhuratat e festave tani përfshijnë maska për fytyrën dhe aksesorë bukurie në vend të lodrave dhe ëmbëlsirave. Një term i ri është shfaqur; “cosmeticorexia”, që përshkruan një fiksim me lëkurë perfekte. Autoritetet italiane e kanë përmendur këtë si një shqetësim, ndërsa studiuesit sugjerojnë se mund të jetë një gjendje që kërkon më shumë studim dhe ndoshta trajtim.
Sipas dermatologut dhe studiuesit Giovanni Damiani nga Universiteti i Milanos, është vënë re një rritje e rasteve të dermatitit irritues dhe alergjik te fëmijët 8–14 vjeç. Ai vëren edhe sjellje shqetësuese: refuzimi për të dalë pa kozmetikë, përdorimi i tepruar i produkteve kozmetike, konsum i vazhdueshëm i përmbajtjeve për bukurinë dhe humbja e interesave të tjera
Damiani bashkëpunoi me psikologun klinik Alberto Stefana nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në Romë për të studiuar këtë fenomen. “Na intereson të kuptojmë nëse cosmeticoreksia mund të jetë një faktor rreziku për dysmorfinë trupore te para-adoleshentët. Gjithashtu, nëse përdorimi i shumtë i kozmetikës në moshë të re mund të rrisë rastet e dermatitit”, thotë Damiani. Sipas Grace Collinson nga organizata australiane Butterfly Foundation, është vërejtur një rritje e pacientëve me “stres të lidhur me pamjen”, sidomos te të rinjtë. Kjo përfshin: fokus të shtuar te “pa përsosmëritë” dëshirë të fortë për “perfeksion” ankth dhe vetëvlerësim të ulët