Bota Botë e Çuditshme

Fenomeni i çuditshëm në Indi, krijohet reja në formën e një cunami!

Një re stuhie spektakolare që i ngjan një cunami u shfaq mbi një qytet në veri të Indisë, teksa rajoni po përballet me reshje të forta shiu. Formimi i madh i reve erdhi pasi musonët kanë goditur zonat si Haridwar, Uttarakhand, ndërsa janë dhënë paralajmërimet e motit për reshje të forta.

Fenomeni i çuditshëm njihet si ‘re rafti’ ose ‘re arcus’. Departamenti Meteorologjik i Indisë (IMD) ka parashikuar se shteti do të ketë reshje të dendura shiu gjatë tre ditëve të ardhshme dhe priten stuhi gjatë gjithë javës. Autoritetet iu kanë bërë thirrje njerëzve të shmangin udhëtimet e panevojshme në zonë.