Reperi i njohur kosovar, Feronit Shabani, i njohur si Fero, po përballet me një tjetër valë spekulimesh rreth jetës së tij personale, vetëm pak kohë pasi konfirmoi martesën me partneren e re, Nita Bajrami.
Veprimi i fundit i reperit – heqja e Nitës nga lista e ndjekjeve në rrjetet sociale – ka ngjallur dyshime të forta për një krizë në marrëdhënien e tyre, ndërsa fansat dhe mediet kanë nisur të spekulojnë për një ndarje të mundshme.
Pas ndarjes nga modelja Arbenita Ismajli, me të cilën ka edhe një vajzë, Fero kishte shpallur një kapitull të ri në jetë, duke iu përkushtuar fesë islame dhe duke treguar hapur dashurinë për gruan e tij të re.
Ai kishte deklaruar me entuziazëm se ishte “i dashuruar si kurrë më parë” dhe se ishte gati të “bënte diss-e për romantizëm”.
Megjithatë, veprimet e fundit të reperit, të kombinuara me rikthimin e tij në muzikë, kanë shtuar dyshimet se marrëdhënia e tij me Nitën mund të mos jetë më në të njëjtin nivel. Deri tani, as Fero dhe as Nita nuk kanë reaguar publikisht për situatën.
Kujtojmë se martesa me Nitën është e dyta për Feron, pas lidhjes së shumëpërfolur me Arbenitën, e cila shpesh ishte në qendër të vëmendjes për shkak të përplasjeve rreth kujdestarisë së vajzës së tyre.
Ai ka pohuar më herët se nuk ka pasur mundësi të takohet me vajzën, gjë që e ka kthyer marrëdhënien me Arbenitën në një betejë të vazhdueshme publike.
Për momentin, ndjekësit mbeten në pritje të një deklarate zyrtare që mund të sqarojë gjendjen e vërtetë të raportit mes Feros dhe Nitës.