Në ditën kur vajza e tij Nina feston 4-vjetorin, reperi i njohur shqiptar Fero ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke zbuluar se prej tetë muajsh nuk e ka parë të bijën.
Përmes një postimi emocional në Instagram, Fero shprehet se është i zemëruar dhe i lënduar nga ajo që e konsideron padrejtësi, duke u ndarë nga vajza e tij pa mundësi për kontakt, përqafim apo një urim të thjeshtë ditëlindjeje.
Nina, beba jem, sot ti mbush 4 vjet e unë s’mundem me kon afër teje… Tetë muaj m’kanë nda padrejtësisht nga ti… Por unë po luftoj për ty, për neve dyve, për të drejtën tem si babi yt
Ky shqetësim, që Fero e ka reflektuar edhe në tekstet e fundit muzikore, është shoqëruar me një thirrje publike drejtuar institucioneve të Kosovës.
Ai i bën apel autoriteteve që të marrin masa për të garantuar të drejtat e tij prindërore dhe të ndërhyjnë në çështjen që ai e përshkruan si të rëndë dhe të dhimbshme.
Institucionet e Kosovës nuk mund të heshtin më… Çdo vonesë është një plagë për një baba dhe vajzën e tij… Ju mbani përgjegjësi për këtë padrejtësi
Përmes këtij reagimi publik, Fero jo vetëm ndan dhimbjen personale, por edhe ngre zërin për një çështje që prek shumë prindër të ndarë, duke kërkuar drejtësi dhe mundësi për të qenë pranë fëmijëve të tyre.