Pas deklaratave të gjata të Arbenitës, ku ajo denoncoi dhunën, tradhtinë dhe mungesën e përgjegjësisë prindërore nga ana e Feros, modelja publikoi edhe një mesazh që i kishte mbërritur nga një vajzë anonime.
Ajo pretendon se është vajza biologjike e babait të Feros dhe motra e tij nga një lidhje tjetër, duke e akuzuar babain e reperit për sjellje të ngjashme abuzive si ato që, sipas Arbenitës, janë përsëritur më vonë nga Fero.
Si babai, ashtu edhe i biri. Fatkeqësisht, disa njerëz nuk janë mjaftueshëm të fortë për të thyer traumën që u jep familja. Një familje vërtet e sëmurë…
-shkroi Arbenita krahas publikimit të këtij mesazhi.
Nga ana tjetër, Fero reagoi menjëherë në rrjetet sociale me tone të ashpra, duke e akuzuar ish-bashkëshorten e tij për shpifje dhe madje duke e sulmuar personalisht.
Në një prej postimeve, reperi shkon deri aty sa e akuzon Arbenitën për vdekjen e babait të saj, duke rikujtuar faktin se ai ndërroi jetë në të njëjtën ditë kur modelja solli në jetë vajzën e tyre.
Ti e vrave babain tënd. Më vjen keq për ty, por më shumë për babain tënd… A nuk është kjo një shenjë nga Zoti?
-shkroi ai në një prej reagimeve.
Këto akuza të ndërsjella kanë ndezur edhe më shumë debatin publik rreth marrëdhënies së trazuar të çiftit të dikurshëm, duke e kthyer çështjen në një përplasje të hapur ku përfshihen jo vetëm ata, por edhe anëtarët e familjeve të tyre.