Auto & Moto

Ferrari Daytona SP3 unik shitet për çmimin rekord!

Një Ferrari Daytona SP3 unik, i personalizuar nga programi Tailor Made, u shit për 26 milionë dollarë në ankandin e RM Sotheby’s në Monterey. Çmimi është disa herë më i lartë se një Daytona SP3 i zakonshëm, që vlerësohet mes 5 dhe 6 milionë dollarë. Makina ka një dizajn të veçantë me trup dy-ngjyrësh prej karboni, Giallo Modena dhe elementë aerodinamikë në të zezë me shkëlqim.

Për herë të parë në një Ferrari, logotipi i markës shtrihet në të gjithë pjesën e sipërme të karrocerisë. Brenda, kabina është e veshur me materiale inovative të ricikluara dhe fibra karboni të përdorura në Formula 1. Të ardhurat nga shitja do të shkojnë për bamirësi, në mbështetje të Fondacionit Ferrari.  

Ndërkaq, pas dy vitesh përdorimi të modeleve të garave 296 GT3 dhe LMGT3, Ferrari ka prezantuar zyrtarisht Evon e re, e cila do të debutojë vitin e ardhshëm. Ndryshimet kryesore përfshijnë aerodinamikën, e cila është modifikuar për ta bërë makinën edhe më konkurruese në të gjitha kushtet. Ndryshime u bënë edhe në rastin e kutisë së shpejtësisë sekuenciale me 6 shpejtësi me qëllim performancën më të mirë në shpejtësi më të ulëta dhe më të larta. Motori V6 me dy turbo vazhdon të jetë prezent.

Pjesa e përparme është edhe më e profilizuar krahasuar me modelin aktual 296 GT3 për një stabilitet më të madh. Makina e parë elektrike e Ferrarit është tashmë gati dhe do të mbërrijë së shpejti, por është një model me seri të kufizuar, qëllimi i të cilit është të shënojë një moment historik për markën. Megjithatë, modeli më i rëndësishëm i prodhuar në masë dhe i dytë elektrik i Ferrarit që është planifikuar menjëherë pas modelit të kufizuar mund të vonohet ose edhe të anulohet sepse duket se askush nuk dëshiron një Ferrari elektrike.