Fashion

Festat po afrojnë! Ja disa veshje nga filmat festivë ku mund të inspiroheni!

Sa herë afron sezoni i festave dilema më e madhe është se çfarë do të veshim. Periudhat festive janë ato që të gjithë mezi i presim dhe planet se çfarë do të veshim natën e Krishtlindjeve apo natën e ndërrimit të viteve bëhen javë apo muaj para me qëllimin që të dukemi sa më bukur. Marrja e disa këshillave dhe hileve nga personazhet tanë të preferuar në filma ose kopjimi i plotë i pamjes së tyre të plotë nuk është aspak ide e keqe! Edhe nëse këta filma janë tashmë dekada të vjetra, rrobat janë çuditërisht ende në trend edhe në vitin 2020. Ne po ju listojme disa dhe më pas ju gjykojeni vetë!